MOST do ta mbikëqyrë referendumin në komunën Qendër

Në funksion të realizimit të referendumit transparent në komunën Qendër, ndërsa me ftesë të komunës, Asociacioni qytetar MOST do ta mbikëqyrë realizimin e referendumit për çka siç njoftuan prej atje, veçmë kanë filluar aktivitetet për mbikëqyrje të procesit.

“Për mbikëqyrje të referendumit më 26 prill do të akreditohen gjithsej 100 vëzhgues, të cilët do t’i mbulojnë të gjitha vendvotimet në komunën Qendër. Krahas vëzhguesve në vendvotime MOST do të sistemojë edhe ekipe mobile të cilët do të shërbejnë si mbështetje logjistike për vëzhguesit statik.

Në mënyrë plotësuese, MOST po e ndjek edhe punën e organeve zgjedhore”, thuhet në kumtesën e sotme nga kjo organizatë qytetare. Asociacioni qytetar MOST deri më tani krahas të gjitha zgjehdjeve kombëtare dhe lokale në Maqedoni duke filluar nga viti 2002, i ka mbikëqyrur edhe dy referendume në nivel lokal ­ në komunën Çeshinovë­Obleshevë në vitin 2004 dhe në komunën Radovish në vitin 2007.

Si edhe në procest e kaluara zgjedhore, Asociacioni qytetar MOST projektin e realizon në pajtueshmëri të standardeve të pranuara ndërkombëtarisht për mbikëqyrje vendore.

Lajme të ngjashme

Back to top button