Hoeness: Guardiola është me milja larg Mourinhos

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness ka lansuar një deklaratë tejet kontraverse duke thënë se vendimi i tij për të sjellë në Allianz Arena Guardiolën ka qenë i saktë, pasi sipas tij Spanjolli është me milja larg strategut Portugez, Jose Mourinho.

“Pep dhe Mourinho kishin një luftë interesante në Spanjë për disa sezone dhe trajneri ynë fitoi duke qenë larg me milja”, u shpreh Hoeness për Sport Bild.

“Ka gjithmonë tension mes tyre. Nuk i fola Pep për Mourinhon, por ata nuk janë shokë të ngushtë”.

“Fakt është se ne nuk provuam të nënshkruanim me Mourinhon dhe provuam me Guardiolan. Them se morrëm një vendim të pastër me atë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button