Hiqet masa për import të kushtëzuar të grurit

Tregu po stabilizohet, tejkalohet sfida, dhe po krijohen kushte për pezullim të masës mbrojtëse për importim të kushtëzuar të grurit nga vendet e huaja, dhe ajo do të ndërpritet të vlejë më 2 shtator të këtij viti, njoftoi sot zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev.

Ky vendim është marrë, shpjegoi Gjorgjiev, pasi që është vlerësuar se seriozisht është stabilizuar tregu me grurin. 

“Prodhimtaria vendore është blerë rreth 95 për qind me ç’rast u krijuan kushte për tërheqje të masës mbrojtëse”, deklaroi Gjorgjiev.

Ai shtoi se Qeveria ka qenë e informuar edhe se po përfundojnë proceset për stabilizim të tregut të miellit në vend, dhe pritet të pezullohet edhe masa për importim të kushtëzuar të miellit nga vendet e huaja në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm për shkak se edhe për këtë, siç theksoi, janë krijuar kushte.

“Masat janë sjellë në bazë të së drejtës vendore dhe ndërkombëtare, në bazë të argumentimit të thellë dhe me qëllim të mbrojtjes së prodhimtarisë vendore. Vlerësojmë se masat e arritën qëllimin, ndihmuan për stabilizim të tregut dhe i tejkaluan sfidat për çfarëdo lloj çrregullimesh eventuale”, theksoi zëdhënësi qeveritar.

Ai dërgoi falënderim deri te të gjithë subjektet nga vendi dhe nga vendet e huaja për marrëdhënien konstruktive në ballafaqimin me këtë sfidë shoqërore

Lajme të ngjashme

Back to top button