Plaçkitje në një barnatore në Tetovë

­ Dëm prej rreth 32.000 denarësh është shkakatuar gjatë plaçkitjes që mbrëmë rreth orës 19:40 është kryer në barnatoren “Vitalek”, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, informoi Marijan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Sipas informatave nga farmaceutja J.J.(26), në barnatore ka hyrë një person i panjohur i veshur me të zeza e me kapelë në kokë, syze të errëta dhe doreza të zeza të thurrura i cili ka nxjerrë pistoletë nga rripi dhe u është kërcënuar që t’ia japë të gjitha të hollat ose do ta vrasë. Pastaj i është afruar asaj. E frikësuar, ajo ka nxjerrë nga arka 23.000 denarë dhe i ka hedhur në dysheme, me ç’rast i panjohuri i ka mbledhur dhe dhe ia ka marrë celularin. Pastaj e ka kapur për dore dhe e ka shtyrë drejt toaletit duke i kërkuar ende të holla, me ç’rast ajo nga portofoli saj i ka dhënë edhe 470 denarë, sa ka pasur.

I panjohuri me dorezën e pistoletës e ka goditur në kokë dhe ka ikur, me ç’rast ajo e ka paraqitur rastin. Policia ka kryer ekspertizë, ka marrë gjurmë për ekspertizë dhe intensivisht punën në gjetjen e plaçkitësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button