Fillon procedura për rektor të ri në USHT

Këshilli i rektoratit në mbledhjen e sotme solli vendim për fillimin e procedurës për zgjedhjen e rektorit të USHT-së, po ashtu  senati i Universitetit me propozim të këshillit të rektoratit, ka miratuar kriteret dhe propozimin për zgjedhjen e rektorit të USHT-së. Kriteret e miratuara shumë shpejtë do i bëhen  publike për mbarë opinionin.
Universiteti Shtetëror i Tetovës, fton të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e kërkuara ligjore, që të konkurrojnë në këtë proces, për të cilin, udhëheqja aktuale i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që i njëjti të zhvillohet sipas Ligjit për arsim të lartë në vendin ton”, deklaroi Selam Sulejmani, zëdhënës në USHT.

Lajme të ngjashme

Back to top button