Legjendat Tayson dhe Kaka bëjnë shqiponjën dykrenare (Foto)

Legjenda e boksit Mike Tyson dhe futbollisti brazilian Ricardo Kaka kanë ndezur zemrat e shqiptarëve teksa i shohim në këto foto duke bërë me duar shqiponjën dykrenore.

Këto foto ia ka “rrëmbyer” Fatmiri, një shqiptar që jeton në Florida dhe që i ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook. Komentet e shqiptarëve kanë qenë të shumta mjaft entuziaste, transmeton Shqiptarja.

Në foton me futbollistin Kaka, Fatmiri shkruan: Kaka e bëri shqiponjën dhe më tha që Lorik Cana është një ndër mbrojtësit më të fuqishëm në Itali.

Kaka bën shqiponjën dykrenare

Tayson bën shqiponjën dykrenare
Tayson bën shqiponjën dykrenare

Lajme të ngjashme

Back to top button