USHT e prezantoi ofertën akademike para maturantëve të Tetovës

Ekipi promovues i ofertës akademike të Universitetit Shtetëror të Tetovës për vitin 2015/16, dje realizoi takime me maturantët e shkollave të mesme në qytetin e Tetovës, në Gjimnazin ,,Kirill Pejçinoviq”, Shkollën e mesme të mjekësisë ,,Nikolla Shtejn”, Shkollën e mesme tekstile ,,Gjoce Shtojçeski”, Shkollën e mesme ,, Mosha Pijade’’, Shkollën e mesme ekonomike ,,8 Shtatori” dhe Shkollën e mesme ,,7 Marsi”. Maturantët u njoftuan me materiale për informimin e tyre për aplikim dhe regjistrim, programet studimore, fakultetet, dokumentacionin, kualifikimet përkatëse sipas nevojave të tregut të punës etj.

USHT, rëndësi të veçantë i kushton momentit vendimmarrës, në të cilin gjenden maturantët në këtë fazë të arsimimit të tyre, respektivisht për zgjedhjen e duhur të profesionit, si një moment i rëndësishëm për të ardhmen e tyre profesionale, familjare, kombëtare dhe shoqërore në përgjithësi.

Po ashtu, ekipi promovues i ofertës akademike të USHT-së, për vitin akademik 2015/16, i njoftoi maturantët se këtë vit Universiteti Shtetëror i Tetovës, për maturantët e këtij viti, përpos studimeve ekzistuese ofron edhe programe dhe drejtime të reja në ciklin e parë të studimeve, siç janë:  Kriminalistikë, Informatikë – programi në gjuhën angleze, Gjeodezi dhe informatikë, Inxhinieri  transporti dhe komunikacioni, Komunikacion rrugor dhe transport. Maturantët e shkollave të mesme të Tetovës kanë shprehur mjaftë interesim për ofertën e fakulteteve dhe  programeve studimore që i ofron USHT-ja.

Ekipi promovues prezantimin e ofertës akademike të USHT-së do e vazhdojë për maturantët e shkollave të mesme në qytetin e Kumanovës dhe të shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Lajme të ngjashme

Back to top button