Varoufakis pa kravatë në Shtëpinë e Bardhë, Obama tallet: Na solli para

Në një cermoni të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë ku ishin të pranishëm rreth 250 të ftuar për të festuar pavarësinë e Greqisë, mësohet se presidenti Amerikan, Barak Obama, duke qeshur ka përdorur një shaka që e ka prekur Ministrin e Ekonomisë së Greqisë, Yanis Varoufakis.

Obama mësohet të ketë thënë se Varoufakis erdhi dhe solli para këtu.

Ai është parë duke qeshur kur ka thënë këtë gjë , duke shkaktuar të qeshura për disa minuta tek të gjithë të pranishmit. Kjo situatë e ka e bërë Ministrin Grek të Ekonomisë të ndihej në siklet edhe pse ai u mundu për një moment të qeshte edhe vetë.

Pas kësaj një nga përfaqësueset e Shtëpis së Bardhë, ka folur me Ministrin e Ekonomisë, Varoufakis, bisedë të cilën të gjithë të ftuarit janë bërë kuriozë ta dëgjojnë.

Mësohet se gjithë “acarimin” e Presidentit Amerikan e ka shkaktuar veshja e Yanis Varoufakis, i cili ka ardhur në ceremoni pa krevatë, duke thyer kështu protokollin zyrtarë.
Kjo ka qenë arsyeja që Obama doli jashtë protokollit gjatë fjalës së tij, ku për shumë minuta ai foli për rregullat e mirësjelljes duke i drejtuar edhe disa pyetje Ministrit Grek. Kjo gjë i ka acaruar edhe këshilltarët e presidentit që sipas tyre nuk duhej ti kushtohej shumë rëndësi dhe vëmendje kësaj gjëje.

Presidenti Obama, mësohet se bën shpesh herë humor në aktivitete të tilla me të ftuarit e tij, duke i bërë ata të qeshin për disa minuta. /Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button