CIVIL do ta vëzhgojë referendumin në Qendër

Qendra për Liri, në bashkëpunim me shumë aktivistë/e të organizatave të shoqërisë civile dhe iniciativave qytetare, do ta vëzhgojë zbatimin e Referendumit për ruajtjen e pamjes së QTQ-së, i cili do të mbahet më 26 prill 2015.

Do të mbahet një takim për trajnim dhe koordinim me vëzhguesit më 22 prill (të mërkurën) në Klubin GEM, me fillim në ora 17:30. Në këtë takim dyorësh do të prezantohen informatat themelore për Referendumin për QTQ-në, rregullat dhe standardet për vëzhgim, mënyrat e përgatitjes dhe dhënies së raporteve nga vëzhgimi dhe do të bëhet rënditja e vëzhguesve nëpër lokacione dhe turne.

Sipas planit, procesin do ta vëzhgojnë 75 vëzhgues, por ky numër mund edhe të tejkalohet deri në çastin e dorëzimit të kërkesës për akreditim deri te Komiteti Zgjedhor Komunal.

Të gjithë vëzhguesit e zbatimit të referendumit për QTQ-në angazhohen vullnetarisht. Zyra e Civilit është e hapur për të gjitha pyetjet lidhur me referendumin dhe të drejtën zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Back to top button