Marsh proteste – JO për ligjet jokushtetuese për honoraristët!

Platforma për Politikë Qytetare  “Hajde!”  paralajmëron marsh të madh proteste kundër ligjeve jokushtetuese për honoraristët,  me të cilat shkelen disa të drejta dhe parime kushtetuese, dhe me të cilat bëhet grabitje ndaj një numri të madh të qytetarëve të Maqedonisë.

Marshi do të mbahet më 24 prill 2015, e premte, me fillim në ora 12 para Ministrisë së Financave, dhe do të përfundojë para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, ku do të dorëzohen parashtresat e 7000 qytetarëve për të përcaktuar kushtetutshmërinë e pakos së ligjeve me të cilat rregullohet pagesa e kontributeve për punëtorët me honorar.

Gjatë muajit mars dhe prill, “Hajde!” zbatoi iniciativë qytetare në 15 qytete në të gjithë vendin, me të cilën iu mundësua mijëra qytetarëve t’i bashkohen aksionit të përbashkët dhe të shprehin revoltën prej pakos së ligjeve, të cilat kërcënojnë barazinë e qytetarëve dhe të drejtat e punës.

Përveç rrezikimit të sundimit të ligjit, me këto ligje privohet e drejta për pagë, pauzë, pushim vjetor, amësisë / lejes prindërore dhe shoqërimit  sindikalist, kurse honoraristët  mbeten të mbërthyer në labirintet burokratike, sepse ligjet nuk janë precizë, janë të dykuptimshëm dhe  të paqartë,  kështu që as administrata nuk e di se si  t’i  zbatojë.

Platforma i fton të gjithë qytetarët të cilët besojnë në parimet e barazisë, drejtësisë sociale dhe solidaritetit, për t’u bashkuar me marshin, që së bashku të dërgojmë një “JO” masovike dhe  përfundimtare për këto zgjidhje ligjore të dëmshme dhe antikushtetuese deri te institucionet përgjegjëse dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button