Gruevski: Qëndrimi ynë është i qartë duhet të ketë zgjidhje juridike dhe më pas politike

­ “Kemi edhe ne gabimet tona, i dimë mangësitë dhe dimë se si t’i korrigjojmë, por unë e di se qytetarët e dinë se LSDM­ja me një mënyrë të tëllë të sjelluri dhe me kuadër të tillë asnjëherë nuk do të jetë alternativë përkatëse e VMRO-­DPMNE­së dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë.

Këtë e theksoi sot lideri i VMRO­-DPMNE­së dhe kryeministri Nikolla Gruevski në tubimin popullor në Prilep.

“Dhe nuk është aspak e çuditshme që me tërë këtë operacion nuk bën asgjë, përveç asaj që fajësuan njerëz dhe vendosën bazën për çfarëdo lloj problemi dhe konflikti. Ky qënësisht ka qenë edhe qëllimi i tyre. Ka një gjë shumë interesante që duhet të komentohet.Ajo është tema që vetë e hapën, dhe kjo është gjoja amnesti për të gjithë. Dhe këtë e bëjnë në mënyrë kaq qesharake, fillimsht përmes prizmit të negociatave dhe më pas e hedhin topin dhe vetë gjoja çalojnë, nuk duan amnesti çdo gjë do të gjykohet, të gjithë do të përgjigjen etj. Nuk di se si të përgjigjesh dhe të mos kuptohesh gabim. Ne e përsëritëm disa herë dhe qëndrimi ynë është i qartë për këtë çështje”, tha Gruevski Në tubim Gruevski theksoi se duhet të ketë zgjidhje juridike dhe më pas politike dhe se ky është realiteti.


VMRO DPMNE sot prej orës 13 do të mbajë tubim popullor në Prilep.

Siç njoftojnë nga partia, tubimi do të mbahet në sallën universale “Sonce” në Prilep ndërsa fjalim do të ketë edhe kryetari i partisë, Nikolla Gruevski.

Në tubim, siç paralajmërohet, do të nxirren qëndrimet dhe pozicionet e VMRO DPMNE për ngjarjet aktuale dhe planet e partisë për periudhën në vijim

Lajme të ngjashme

Back to top button