Të gjithë në plazh ndërsa Gruevski dhe Zaev këtë verë do ta kalojnë në gjykatë

Avokati i të dyshuarit të parë në rastin “Puçi”, Zoran Verushevski, avokat Angele Ilievski mohon informacionet që i publikuan disa mediume se aktakuza kundër të dyshuarve do të jetë gati për një javë.

“Aktakuza nuk mund të jetë gati për një javë sepse kemi afat prej 15 ditëve në të cilin do të ngritim propozim për mbledhjen e provave të reja. Në mënyrë shtesë, prokurori publik duhet të prononcohet nëse ata do t’i mbledhin provat apo jo, ndërsa këtu është edhe koha ku institucionet që duhet t’i dorëzojnë materialet do të përgjigjen dhe kjo mund të zgjat edhe 30 ditë”, thotë Ilievski.

Sipas tij, është vështirë të prognozohet sa kohë do të zgjat procesi gjyqësorë nga sjellja aktakuzës.

“Kjo varet nga shumë rrethana dhe s’mund të prognozohet. Më me rëndësi këtu është shpejtësia dhe efikasiteti i prokurorit publik dhe sa ai dëshiron profesionalisht ta kryej punën e tij”, thotë avokati

Megjithatë, nëse merret parasysh shpejtësia me të cilën prokuroria menaxhonte procedurës hetimore, e cila për dallim nga disa lëndë tjera përfundoi për rreth dy muaj, është e mundshme që procesi gjyqësorë për rastin “Puçi” ku mes të akuzuarve është edhe lideri opozitar, Zoran Zaev të filloj verës.

Nëse realizohet kjo prognozë, pikëpyetje është se si ndaj procesi gjyqësor do të ndikoj shfrytëzimi i pushimeve vjetore të gjykatësve që zgjasin prej 15 korrik deri më 15 gusht.

Megjithatë, pushimet vjetore të gjykatësve nuk nënkuptojnë mbyllje të gjykatave në këtë periudhë. Gjykatat e shkallës së parë kryejnë gjëra të rëndësishme, ndërsa një prej tyre që nuk pret ngecje të përkohshme janë lëndët penale ku i akuzuari është në arrest apo lëndë të palëve që nuk jetojnë në vend.

Gjykatësit në periudhë prej 15 korrik deri 15 gusht do të mund t’i shfrytëzojnë pushimet e tyre verore. Periudha për “mbushjen e baterive” gjegjësisht e drejta për shfrytëzimin e pushimeve të gjykatësit është 26 ditë. Kjo nuk do të thotë se gjykatave nëpër Maqedoni do t’u vihet çelësi.

Sipas Ligjit për procedurë penale (LPP) pas përgatitjes së aktakuzës ka afat prej tetë ditësh ku mbrojtja mund të ankimoj akuzën. Bazën e saj e cakton gjykatësi apo këshilli për vlerësimin e aktakuzës, në rast kur bëhet fjalë për vepër më të rëndë penale për të cilën parashihet dënim prej mbi 10 vite. Gjykatësi ose këshilli mund të caktojnë edhe seancë për vlerësimin e aktakuzës më së voni 15 ditë nga skadimi i afatit të ankimimit. Në rast se i dyshuari pranon veprën dhe kërkon të bëj marrëveshje me prokurorin publik, seanca anulohet dhe caktohet seancë tjetër në afat prej 15 ditëve. Nëse nuk ka ankesë dhe akuza është e bazuar, aktakuza procedohet deri tek gjykata kompetente.

Gjykata duhet të caktoj fillim të procesit gjyqësorë më së voni për 30 ditë, nga dita e pranimit të aktakuzës ndërsa kur bëhet fjalë për krim të organizuar, për çka ndiqen të dyshuarit në rastin “Puçi”, debati kryesor caktohet më së voni për 60 ditë nga dita e pranimit të aktakuzës në gjykatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button