Xherdani-Majlindës: Krenar me ty, krenar me Kosovën

Futbollisti i Bayern Munchen, gjilanasi Xherdan Shaqiri ka uruar Majlinda Kelmendin për triumfin në kampionatit botëror.

“Shum Urime Majlinda ! Ma ë mira ne botë !Jemi shumë krenar me ty edhe Kosoven. Congratulation Majlinda for the Worldcup in Judo. We are proud for you and for Kosovo”, shkruan “Shaqo” në profilin e tij në Facebook.

Majlinda Kelmendi është fituese e medaljes së artë në Kampionatin botëror të xhudos që po zhvillohet në Rio De Janiero, në kategorinë deri 52 kg, transmeton albeu.com.

Me këtë medalje ajo ka realizuar suksesin më të madh në karrierën e saj të deritanishme, por edhe arritjen më të madhe në historinë e sportit shqiptar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button