fbpx

Esnafi i Turqisë hap degën e tyre në Çarshinë e vjetër

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe nënkryetari i Komunës së Çairit Sylejman Baki realizuan takim me kryetarin e shoqatës së Esnafit të Turqisë Mahmut Çelikus dhe drejtorin e agjencisë për zhvillim të Ankarasë në Ministrinë e zhvillimit të Turqisë Abdylmelik Koçin.

Qëllimi i këtij takimi ishte promovimi i hapjes së degës së Esnafit të Turqisë në Çarshinë e vjetër, që do të shërbejë dhe do të nxit bashkëpunim dhe investime të bizneseve të mesme dhe të vogla nga Turqia në vendin tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button