Ilirian Halimi, vrasësi i Komandant Telit?

Ilirian Halimi është dorasi që ka ekzekutuar Komandant Telin në lagjen Gazi Babë të Shkupit në vitin 2011. Sipas ish-veteranit të UÇK-së, Rexhep Thaçi, bëhet fjalë për spiunin e bazave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Thaçi ka akuzuar se Ilirian Halimi ka qenë pjesë e eliminimit të Komandant Telit. Ndaj publikimit të këtij lajmi ka reaguar edhe Xhezair Shaqiri, i njohur me nofkën e luftës Komandant Hoxha. Sipas tij e vërteta pas 10 viteve doli në shesh. “E vërteta vonon, por del në shesh një ditë, ashtu e ka caktuar Allahu i lartësuar që e vërteta të mund çdo herë gënjeshtrën”, shkruan mes tjerash në profilin e tij në Facebook, Shaqiri.

Ndryshe, në mediat e Kosovës është publikuar lajmi se Ilirian Halimi ka tentuar të ekzekutoj edhe Adem Salihaj. Gjatë ditës së enjte, në seancën gjyqësore të ashtuquajtur “Bllaca 2”, në Prishtinë, Adem Salihaj në cilësinë e dëshmitarit ka drejtuar akuza në drejtim të Latif Gashit, tani deputet i PDK-së, se ka paguar një person nga Shqipëria me emrin Ilirian Halimi, i cili ka ardhur në Ferizaj për ta vrarë atë në vitin 2002. Salihaj ka thënë se të gjitha këto ja ka rrëfyer një person me emrin Shemsi Bajrami nga Ferizaji, i cili së bashku me Ilirianin nga Elbasani, kanë qenë së bashku në luftë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button