Duka: Vendimi mund të jepet edhe pas një muaji

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka është shprehur se vendimi për ndeshjen Serbi – Shqipëri mund të jepet edhe pas një muaji.

Në një intervistë dhënë për “Zërin e Amerikës”, Duka ka thënë se seanca ka filluar prej orës 8.00 të mëngjesit deri në orën 18.00 me dëshmitë e palës shqiptare dhe asaj serbe.
Sipas tij, Shqipëria ka shanse të mëdha ti marrë pikët në Gjykatën e Albitrazhit në Lozanë, për shkak se ndeshja e ndërpre nga dhuna që ushtroi pala serbe.

Duka tha se ka qenë e pamundur që ndeshja të zhvillohej në ato kushte, duke shtuar se nuk kishte urdhër nga gjyqtari për ta vijuar këtë ndeshje.

Lajme të ngjashme

Back to top button