Sot u shënua dita botërore e hemofilisë

Sot u shënua dita botërore e hemofilisë, ku në Maqedoni rreth 320 persona vuajnë nga kjo gjendje, gjegjësisht kanë probleme me gjakderdhje të vazhdueshme. Te këta persona sistemi i mpikjes së gjakut nuk funksionon në tërësi. Nga ana tjetër, 170 persona kanë probleme me proteinën e quajtur „von-vile-brand“ e cila e kontrollon gjakderdhjen. Personat me këtë gjendje kërkuan që ilaçi për ta të vihet në listën pozitive. Në shënimin e ditës botërore të hemofilisë Mirsada Ibraimi është shpallur person i shoqatës së qytetarëve me gjendje të këtillë, ndërsa televizioni Alsat mori mirënjohje për shkak të ngritjes së vetëdijes publike për këto probleme shëndetësore te qytetarët.

“Duam ta rrisim nivelin e vetëdijes se nuk derdhin gjak vetëm burrat, koagulimi nuk zgjedh gjininë, derdhin gjak edhe gratë. Nuk duhet të jemi skeptikë dhe të mbyllim në këtë temë të flasim, përmes komunikimit me ndihmën tuaj dhe me ndihmën e institucioneve kompetente shpresojmë se shumë shpejt vetëdija për “Von Vilebrand” dhe çka paraqet ajo, do të rritet dhe ne do ta kemi trajtimin e duhur”, tha Irina Gjurçinovska, Shoqata Hemolog.

“Ne nuk duam që të gjithë të jenë të brengosur. Në këtë moment nuk kemi në listën pozitive për faktorin “Von Vilebrant” andaj do të donim që shteti të ketë më shumë kuptim për këtë ilaç dhe shpresoj se për një kohë të shkurtër do ta arrijmë edhe këtë”, deklaroi Dragi Luleviq, Shoqata Hemolog.

Lajme të ngjashme

Back to top button