Mjeku sirian rrëfen tmerrin sulmeve kimike para KS të OKB-së

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka dëgjuar dëshmitë e dorës së parë nga mjekët sirianë, të cilët japin fakte për sulmet me armë kimike në vendin e tyre.

Pas takimit me dyer të mbyllura në selinë e OKB-së në Nju Jork, ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power, tha se Këshilli i Sigurimit do të përpiqet të identifikoj ata që qëndrojnë pas sulmeve, dhe do të bëjë çka është e nevojshme që ata të përballen me drejtësinë.

Ajo tha se anëtarët e këshillit “u emocionuan shumë”, kur po shikonin videot e mjekëve që luftonin për të shpëtuar fëmijët të cilët ishin duke vjellur nga gazi toksik, ndërsa të tjerët kishin frymëzënie.

“Nuk mbeti askush pa qajtur”, u shpreh Power, duke shtuar se do të angazhohet maksimalisht për ta bërë këtë qështje rend të ditës.

SHBA, së bashku me Britaninë dhe Francën, akuzojnë regjimin e Presidentit Bashar al-Asad për përdorimin e gazit të klorit kundër civilëve, por Rusia pohon se nuk ka prova të forta se Damasku është përgjegjës.

“Të gjitha provat tregojnë se sulmet me armë kimike vijnë nga helikopterët – ndërsa vetëm regjimi i Assad ka helikopterë,” tha Power.

15 anëtarët e këshillit dërguan rrëfimet nga një mjek sirian i cili tha se muajin e kaluar ka trajtuar viktima të një sulmi me armë kimike në fshatin Sarmin, pranë rajonit Idlib në veri të Sirisë. Me aq sa ai ka dëshmuar, tha se gjashtë vetë, përfshirë tre fëmijë kanë vdekur në atë sulm. /Mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button