fbpx

Letra e vajzës 8 vjeçare që tronditi botën

Mary Suprenant si foshnje ka qenë e abuzuar. Kjo vajzë tani është tetë vjeçe dhe ka mbetur e palëvizshme. Është e detyruar të jetojë pa i ndier këmbët sepse ka skoliozë të rëndë dhe shkopi që mban legenin e saj duhet që të operohet dy herë në vit.
Me Mary-n kanë abuzuar nëna e saj biologjike dhe i dashuri i saj. Kur vajza është sjellë në spital në Atlanta si foshnje tetë muajshe ka pasur pesë kilogram. I tërë trupi ishe i mbuluar me shenja dhe ka pasur së paku 14 eshtra të thyer. Kur kujdestarët e saj janë pyetur se si ka ndodhur rasti është thënë se ka ra nga shtrati ndërkaq kur në rast kanë ndërhyrë punëtorët social dhe hetuesit erdhën deri te zbulimi shokues.

Sot Mary është fëmijë i shëndetshëm. U ka dërguar një letër punëtorëve social dhe hetuesve policor që janë marrë me rastin e saj.

Letra e saj është publikuar në shumë media të botës.

“Të dashur punëtorë social dhe hetues policor, dua t’iu falënderoj për atë që ju më keni bërë një vajzë të lumtur dhe më keni mundësuar të kem një shtëpi të re dhe të ngrohtë. Tash mund të ha tri herë në ditë. Unë jam Mary Rose Suprenant. Kur kam qenë foshnje kam qenë e lënduar dhe keni punuar në rastin tim. Aq shumë më kanë lënduar se nuk mundur as të ecë. Legeni më është shkatërruar dhe nuk është e mundur të rregullohet”, ka shkruar Mary në letrën që e ka publikuar blog për fëmijët e abuzuar dhe transmeton “Metro”.

Në fund të letrës Mary ka shkruar: “Ju nuk keni lejuar që ai njeri I keq dhe kushdo tjetër të më lëndojë. Nëse s’do më ndihmonit jeta ime do të ishte më e tmerrshme. Ata nuk më kanë ushqyer dhe më kanë rrahur kur kam qajtu. Tash jam shumë më mirë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button