Rrëmbehet një shqiptar në Angli

Një shqiptar dyshohet se është marrë peng nga disa persona të panjohur në Brighton, në jug të Anglisë.
Policia britanike ka publikuar sot edhe videon e rrëmbimit, e regjistruar nga kamerat e sigurisë në rrugët e qytetit.

Në të duken dy burra të cilët dalin nga një automjet i bardhë, ndërkohë dy të tjerë qëndrojnë brenda, dhe rrëmbejnë me forcë shqiptarin.

Një person tjetër aty pranë ka parë gjithçka dhe po shërben si një ndër dëshmitarët kyç të ngjarjes në procesin, transmeton gazeta Shekulli.

Policia po vijon me hetimet, ndërkohë deri tani ka arrestuar tre persona, 23, 29 dhe 34 vjeç, të cilët po mbahen në paraburgim.

Policia ka vendosur në dispozicion një numër telefoni dhe një adresë e-mail-i me qëllim që personat që idenfikojnë pengmarrësit të njoftojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button