Mihajloviç: Nëse Thaçi ka shkelur ligjin, do të arrestohet

ëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviç deklaroi sot së autoritetet serbe do të zbatojnë ligjin në lidhje me vizitën e Hashim Thaçit në Kosovë.

Në një prononcim për mediet serbe, Mihajloviç ka thënë se vizita e Thaçit do të trajtohet sipas rregullave shtetërore, dhe se ndaj tij ka të dhëna për ndonjë proces gjyqësor, atëherë ai do të arrestohet.

“Nëse dikush e ka shkelur ligjin dhe ka të dhëna se e ka bërë një gjë të tillë, e po ashtu ka ndonjë vendim se çfarë duhet të bëhet me të, atëherë ne do të sillemi në përputhje me ligjin”, ka thënë Mihajloviç.

Thaçi është ftuar të marrë pjesë në një konferencë për integrim të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Komiteti Rinor për Arsim që pritet të mbahet nga 23 deri më 25 prill në Beograd.

Lajme të ngjashme

Back to top button