Madonna: Ëndërroj Brad Pitt

Prej tre dekadash ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për muzikën dhe përformancat e saj ekstravagante në qindra koncerte, por edhe për deklaratat e lëshuara në publik.

Bëhet fjalë për Madonna-n. Mbretëresha e Popit iu përgjigj pyetjeve të fansave të saj në Reddit. Ajo pranoi pyetje nga më pikantet dhe rrëfeu para adhuruesve edhe ëndrrat e saj, njëra prej tyre…të flinte me Brad Pitt.

“Së fundmi kam ëndërruar Brad Pitt. Në ëndërr isha unë dhe Brad që jetonim në të njëjtën banesë dhe bashkë me ne në krevat ishte edhe një vajzë e re”, shkruajti Madonna, duke shtuar më pas me shaka: Mos u shqetëso Angeline! Ishte thjesht një ëndërr.

Megjithatë kjo nuk ishte e vetmja pyetje. Ndër 12 mijë pyetjet e marra, këngëtarja iu përgjigj edhe shumë pyetjeve të tjera. Njëra prej tyre kishte të bënte me dhuratën më të cuditëshme që kishte marrë për ditëlindjen. Diva u muzikës u përgjigj pa komplekse duke deklaruar se dikur kishte marrë si dhuratë në një përvjetor të saj një “sex toy” të gjinisë mashkullore.

Madonna rrëfeu edhe momentin më të sikletshëm të karrierës kur në një koncert i ishte drejtuar publikut, por duke gabuar emrin e qytetit. Në fund, këngëtarja foli edhe për të ardhmen duke bërë publik planin për t’u rikthyer me një album në 2014-ën me dëshirën e një bashkëpunimi me Daft Punk.

“Do më pëlqente shumë të punoja me ta dhe shpresoj që ta dëgjojnë thirrjen time”, tha ajo.(TCH)

Lajme të ngjashme

Back to top button