Alarm te Reali, Benzema dëmtohet në stërvitje

Në seancën e fundit stërvitore që u zhvillua në Valdebebas, Karim Benzema u largua para kohe nga fusha, i shoqëruar nga fizioterapisti i Realit, pasi e pa të pamundur të mbante ritmin e shokëve.

Sulmuesi francez e kishte fashuar gjurin për të provuar nëse mund të ishte i gatshëm për sfidën ndaj andaluzianëve, por dhimbjet e detyruan ta braktiste para kohe stërvitjen.

27-vjeçari u dëmtua në derbin me Atleticon e Madridit në Vicente Calderon, në sfidën e parë çerekfinale të UEFA Champions por fillimisht u mendua se rikuperimi i tij do të ishte çështje ditësh. Mirëpo faktet tregojnë të kundërtën.

Edhe Gareth Bale sikurse Benzema të enjten u stërvit vetëm në palestër, qëdroi gjatë gjithë kohes me grupin, duke lënë të kuptohet që do të jetë i gatshëm për Ancelottin në sfidën e radhës.

Lajme të ngjashme

Back to top button