De Biazi jep dëshminë e tij në KAS

Trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, në kuadër të betejës ligjore të Shqiërisë për marrjen e tre pikëve të mohuara nga UEFA.

Në një status në faqen e tij në Facebook, De Biazi shkruan se kishte nisur dëshminë e tij rreth orës 11:25 dhe pas rreth 60-të minutash kishte lënë sallën, në pritje të lajmeve të mira.

Shqipëria po luan sot raundin e fundit të përballjes Serbi-Shqipëri, të nisur më 14 Tetor 2014 dhe që ende nuk ka thënë fjalën e fundit të saj.

Sot, që prej orës tetë të mëngjesit, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka nisur aktin final lidhur me betejën ligjore të nisur nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo Serbe, në kuadër trazirave që sollën ndërprerjen e përballjes mes dy përfaqësueseve në Beograd, të vlefshme për Grupin I të eliminatoreve të Europianit “Francë 2016”.

Burime nga Federata Shqiptare e Futbollit kanë bërë me dije se delegacioni shqiptar ndodhet që prej orës 08:00 të mëngjesit në zyrat e KAS për të provuar akuzat e tyre, që takimi është ndalur për shkak të hyrjes së tifozëve Serbë dhe dhunës fizike të ushtruar ndaj lojtarëve shqiptarë.

Një ditë më parë në Lozanë ishte delegacioni Serbë që kërkojë tre pikëshin në tavolinë ose riluajtjen e takimit, me pretendimin se acarimi tifozerisë dhe lojtarëve erdhi si pasojë e dronit që fluturoi mbi fushë.

Pala Shqiptare, ashtu siç ka lajmëruar dhe Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, ka nënvizuar se kërkesa e delegacionit tonë do të jetë marrja e tre pikëve, që takojnë me rregullore dhe nj argumentet që do të jepet është fakti I vendimit të UEFA-s për takimin Mali i Zi-Rusi, ku Rusia mori tre pikë në tavolinë, pasi portieri i saj u godit me fishekzjarrë gjatë zhvillimit të takimit eliminator në fushën e ballkanasve.

Kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana dhe tekniku Xhani De Biazi janë pjesë e delegacionit dhe do të merren në pyetje si dëshmitarë për ngjarjet e rëndë të 14 tetorit në stadiumin e Partizanit të Beogradit./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button