Haradinaj: Kemi dyshime serioze te bashkësia ndërkombëtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Deutsche Welle e ka përsëritur qëndrimin se është kapur shteti nga dy partitë në pushtet.

Haradinaj ka thënë se korrupsioni është i pandëshkueshëm në Kosovë, gjyqësori është i dobët, mediumi publik është kthyer në instrument të disa individëve dhe rryma paguhet me llogari të pa qarta. Këto janë arsyet sipas kreut të AAK-së, që duhet të protestohet.

“Në rast se shkalla e lartë e korrupsionit është e pandëshkueshme, në rast se gjyqësori është i dobët, në rast se mediumi publik është kthyer në instrument të individëve të fuqishëm, në rast se ne paguajmë energji elektrike me llogari të paqarta, atëherë pse Kosova të mos e prezantojë edhe një pamje tjetër, pamjen e qytetarëve që nuk pajtohen me një gjendje të tillë. Pra Kosovës i duhet një pamje, një lajm një e vërtetë ndryshe nga ajo që kanë fillu me na vlerësu, jo vetëm si të pazot si duhet me qeverisë vendin, por edhe si ata që po i shkatërrojmë frytet e lirisë, frytet e institucioneve që i kemi krijuar, pra frytet e demokracisë. Ndërsa, dhuna është një aspekt tjetër, dhuna nuk është një lajm i mirë për askend. Ne kemi ftuar protestë paqësore”.

Haradinaj ka thënë se bashkësia ndërkombëtatare e ka humbur besimin, për shkak që është duke u marr me tema të brendshme të Kosovës. Ish kryeministri ka thënë se kanë dyshime serioze te bashkësia ndërkombëtare.

“Ne kemi dyshime serioze se bashkësia ndërkombëtare ka shumë pak energji për t’u marrë me temat tona të brendshme. Pra mungon një gatishmëri e bashkësisë ndërkombëtare për të pranuar të vërtetën e brendshme që ka Kosova, jo vetëm si partner ndërkombëtar por edhe si një vend që qeveriset mirë për qytetarët e vet, kur qytetarët vet e krijojnë jetën e tyre me punë me dinjitet. Pra ne nuk shohim më tutje energji nga partnerët ndërkombëtar, nga miqët që kanë ndihmuar Kosovën për të kuptuar të vërtetën brenda Kosovës dhe për t’i dhënë përkrahje. Shohim vetëm energji që janë sipërfaqësore për të zhvilluar me Kosovën ato marrëdhënie me të cilat kryhen disa obligime të Kosovës në planin ndërkombëtar të cilat edhe ne i respektojmë, por nuk mjafton. Pra, thënë ndryshe: mosbesimi ynë vjen për faktin që temat që janë si obligime të Kosovës marrin shumë energji”

I pari i AAK-së e ka quajtur fazën e tretë të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, si dicka që do të abuzohet.

“Kjo faza e tretë mund të them se është faza e abuzimit me dialog. Abuzimi tash zhvillohet për të thënë se kemi dialog, me shumë për të mbajtur dy vende ta quaj në korniza të një obligimi të ndërsjellë. Por jo që prej këtij dialogu të synohen rezultate konkrete dhe reale, të nevojshme në Ballkan. Ne kemi qenë përkrahës të dialogut me Serbinë dhe mbetemi përkrahës të një komunikimi të vazhdueshëm me Serbinë. Por ka mbetur vetëm një temë – tema e njohjes së Kosovës nga Serbia. Pra qeveria e Kosovës duhet të sjellë në parlament një platformë të bisedimeve të mundshme me Serbinë për të marrë ose për të bërë njohjen e ndërsjell më shtetin fqinjë”, ka thënë Haradinaj për Deutsche Welle në gjuhën shqipe./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button