fbpx

Pendarovski: Hojt Brajan Ji dha deklaratën më serioze kundër qeverisë maqedonase

Stevo Pendarovski e komenton deklaratën e përfaqësuesit të lartë të Stej departamentit amerikan Hojt Brajan Ji, si deklaratën më serioze të dhënë kundër qeverisë maqedonase 20 viteve të fundit.

Ji, kërkon nga qeveria që të procesuojë keqpërdorimet e mundëshme të bërë nga përfaqësuesit qeveritarë me po aq seriozitet siç zhvillohet procesi kundër liderit të opozitës Zoran Zaev.

“Ji, potencoi një seri kualifikimesh të rënda për atë që po ndodh në Maqedoni dhe ato nuk i tha në mënyrë diplomatike, siç është e zakonshme, por në mënyrë direkte dhe eksplicite. Ai doli nga takimi me Nikolla Gruevskin dhe tha se seriozisht duhet të hetohen keq përdorimet e përfaqësuesve qeveritarë. Kjo deri më tani nuk ka ndodhur”, tha Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button