Fazliu: Bllokuat kufirin për ti vjedhur kosovarët

Në seancën e sotme për pyetje deputetësh PDSH-ja kërkoi llogari nga ministrat e BDI-së për bllokimin e kufirit me Kosovën. 

Deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu akuzoi Qeverinë se ka bllokuar kufirin për shkak të urrejtjes patologjike ndaj shqiptarëve, por edhe me qëllim që të vidhen kosovarët. 

Ai tha se kufiri nuk është mbyllur as në kohën e Millosheviqit, dhe kërkoi që kosovarëve tu paguhet dëmshpërblim për haraçin e marrë. Zv/kryeministri Musa Xhaferri dhe Ministri i Ekonomisë Valon Saraqini nuk ishin prezent në seancë, kështu që përgjigjet për pyetjet e tij, Fazliu do ti marrë në formë të shkruar. Deputeti i PDSH-së duhet të presë për përgjigje me shkrim edhe në pyetjen e drejtuar ndaj kryeparlamentarit Trajko Veljanovski. 

Ky i fundit nuk deshi të përgjigjet se pse nuk e lejon nënkryetaren Suzana Saliu të udhëheq seancën në gjuhën shqipe.

Lajme të ngjashme

Back to top button