Ahmeti është takuar me ambasadorin Daniel Baer

Sot në Kuvendin e Maqedonisë në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në një takim pune Ambasadorin Daniel Baer – nga përfaqësia e përhershme e delegacionit të SHBA pranë OSBEsë, Ambasadorin Dominic Schroeder – nga përfaqësia e përhershme e delegacionit të Britanisë së madhe pranë OSBEsë, Ambasadorin Tacan Ildem – nga përfaqësia e përhershme e delegacionit të Turqisë pranë OSBEsë, Ambasadorin Thierry Bechet – përfaqësia e përhershme e delegacionit të Bashkimit Evropian pranë OSBEsë, Ambasadorin Liselotte Plesner – përfaqësia e përhershme e delegacionit të Danimarkës pranë OSBEsë, z. David Emmert – Zyra e Atashesë së Mbrojtjes nga Ambasada e SHBA në Vienë, Austri dhe z. Nathan Jones – nga Delgacioni Amerikan pranë OSBEsë.

Ambasadorët e vendeve mike shfaqën interes për situatën aktuale në vend dhe krizën politike pas shpalosjes së përgjimeve nga ana e opozitës.

Ambasadorët shprehën gatishmëri ta ndihmojnë Maqedoninë në tejkalimin e krizës, por edhe rikthimin e fokusit në integrimin EuroAtlantik të vendit tone.

Kryetari Ahmeti duke i falëminderuar mysafirët për vizitën, theksoi që ndihma e komunitetit ndërkombëtar është e domosdoshme dhe që BDI do të kontribuoj për zgjedhje dhe nuk do të bëhet pjesë e problemit.

Monitorimi nga Brukseli i procesit gjyqësor dhe lehtësimi ndërkombëtar i dialogut politik midis partive politike në vend është rruga e duhur për ta përfunduar këtë krizë politike dhe BDI nuk paragjykon asnjë zgjidhje që duhet të jetë produkt i konsensusit midis partive.

“Unë e njoh Evropën me kufij dhe pa kufij, e njoh të ndarë me gjëmba dhe të bashkuar si një, edhe unë jam Evropë dhe Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa vendin tim dhe vendet e rajonit të Ballkanit perendimor.” theksoi Kryetari Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button