Arrestohen katër persona, njëri kërkohet për vrasje në Lubeten

­ Policia ka arrestuar katër persona, ndërsa njëri kërkohet intensivisht në lidhje me vrasjen e djeshme të një personi të moshës 30 vjeçare që ka ndodhur rreth orës 21:00.

Siç kumtoi sot MPB­ja, mbrëmë rreth orës 22:15 në SPQ “Shën Naumi i Ohrit” ­ Shkup është sjellë Xhevair M. (30) nga fshati Rashtak me ç’rast nga ana e një mjeku është konstatuar vdekja. Pas bisedës së kryer me personat, të cilët i kanë dërguar Xhevahir M, në spital, ata kanë theksuar se kryerësi i vrasjes është T.B. (21) nga fshati Lubeten. Është kryer në vendngjarje, me ç’rast janë gjetur dhe ngritur për ekspertizë gjurmë gjaku dhe një gëzhojë. Para ngjarjes ka ndodhur një zënkë dhe sulm fizik në orët e pasdites në qarkoren në lagjen Butel për shkak të kundërvajtjes rrugore. Në mbrëmje nga ana e familjes së T.B. është ftuar Xhevair M., me qëllim që t’i sqarojnë moskuptimet. Kur Xhevair M. me vëllain e tij A.M. (23) kanë arritur në hyrje të fshatit Luboten nga ana e familjes së T.B. janë ftuar që të shkojnë më afër xhamisë. Pasi që kanë arritur në vendngjarje dhe kanë filluar bisedë me babain dhe dy vëllezërit e T.B., i njëjti nga ara në afërsi ka qëlluar një plumb duke e goditur Xhevair M.

Lajme të ngjashme

Back to top button