Memeti në takim me Brajan Ji shprehën shqetësimin lidhur me përgjimet

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, sot realizoi takim me Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Azinë,  Hojt Brajan Ji, në të cilin u bisedua për gjendjen aktuale në shoqëri, me theks të veçantë mbi të drejtat dhe liritë e njeriut.

Në këtë takim bashkëbiseduesit shprehën shqetësim të thellë për cenimin e të drejtës së privatësisë me përgjimet masive dhe për pasojat të cilat mund të rezultojnë nga mos-zbardhja eventuale e rastit.

Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hojt Brajan Ji e potencoi rëndësinë e Avokatit të Popullit në shoqëri, posaçërisht qëndrimin e tij për rastin konkret. Njëkohësisht, ai i dha mbështetje të plotë dhe të parezervë për masat e ndërmarra, si dhe për nevojën e veprimit të mëtutjeshëm, me ç’rast theksoi se është me rëndësi të madhe që institucionet të bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit dhe t’i mundësojnë zbatim kualitativ dhe papengesë të procedurës.

Në takim u bë fjalë edhe për nevojën e domosdoshme për përforcimin e mandatit të tij, pavarësinë financiare, kapacitetet kadrovike, seriozitetin e raporteve vjetore dhe respektimin e rekomandimeve të tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button