Shoqata “Imago Plus” dhe Komuna e Çairit realizuan Mbrëmje humanitare për fëmijët me nevoja të posaçme

Nën organizimin e shoqatës për ngritjen e vetëdijes psiko-sociale “Imago Plus” ndërsa nën mbështetje të Komunës së Çairit, u realizua mbrëmje humanitare për grumbullimin e mjeteve për fëmijët me nevoja të posaçme, që zhvillohen dhe edukohen në suaza të kësaj organizate. Me prezencën e tij na nderoi Ministri i arsimit dhe shkencës z.Abdylaqim Ademi, deputetë nga Kuvendi i RM, drejtorë, biznesmenë, qytetarë, vullnetarë etj.

_DSC3380

Kryetari i Komunës së Çairit si nikoqir i kësaj ngjarjeje përmes tjerash në fjalën e tij përshëndetëse theksoi:

“Ne në Komunën e Çairit gjatë këtyre viteve të kaluara, edhe përskaj vështirësive dhe obligimeve tjera të cilat realisht i kemi, jemi munduar që për fëmijët e kopshteve dhe nxënësit e shkollave fillore, të krijojmë kushte dhe hapësira sa funksionale e të përshtatshme për punë po aq edhe të rehatshme për qëndrimet ditore të tyre.  Duke u munduar që kësaj kategorie të fëmijëve t’iu dalim në ndihmë dhe jetën e tyre t’a lehtësojmë sa më shumë, Komuna e Çairit ka krijuar, ashtu siç e ka të paraparë edhe në buxhetin e vet, mjete të veçanta për të ndihmuar personat me nevoja të posaçme, mjete këto të cilat çdo vit alokohen në formë të mbështetjes së projekteve të cilat e trajtojnë këtë çështje.

Duke Ju përshëndetur të gjithë Juve të cilët po punoni dhe po angazhoheni për mirëqenien dhe rehatinë edhe të fëmijëve me nevoja të posaçme, unë, zotohem se Komuna e Çairit dhe punëtorët e saj gjithmonë do të jenë në krahun Tuaj, me qëllimin më fisnik të mundshëm: T’ju dhurojmë një buzëqeshje fëmijëve!”

_DSC3256

Në këtë mbrëmje, në shenjë solidariteti performuan këngëtarët nga Shkupi Mustafa Imeri-Tafa dhe Miranda Hashani.

Lajme të ngjashme

Back to top button