Pse djali me humor është më tërheqës?

Qeshja është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës. Është e përgjithshme, e thjeshtë dhe të bën të bukur. Me një humor të zgjuar dhe një sjellje të lehtë, ti e gjen veten duke qeshur për gjëra të zakonshme, ndonjëherë edhe të papërshtatshme. Është diçka që e bëjmë pa menduar, siç është të marrësh frymë. E qeshura  bën shumë mirë edhe për mendjen dhe trupin. Përveç që të lë të tregosh dhëmbët e bardhë, nëse i ke dhe të stërvit muskujt e barkut, ajo na bën më të gëzuar e më të shëndetshëm. Dhe prandaj ne kërkojmë partnerë që i pëlqen të qeshin.

Zotërinj, a mund t’ju themi një sekret, por mbajeni për vete?

Një djalë që na bën të qeshim, me zë, në mënyrë ngjitëse, nga zemra, pa menduar kush është afër, fiton menjëherë ndaj atij djalit të mërzitshëm sexy. Gjithmonë!

Një burrë që nuk ka frikë mos duket budalla para teje është më tërheqësi në botë. Ky tipar është më i pëlqyeri dhe e dallon djalin me humor në detin e meshkujve. Nëse dikush ka  David Beckham Vip-in e preferuar, shumë do zgjidhnin shoqërinë e Jim Carrey-t. Aftësia e një djali për të bërë për të qeshur është shumë sexy.

Vajzave iu pëlqejnë meshkujt sexy sigurisht, por sa zgjat ajo joshja sipërfaqësore? Një natë? Një javë? Ajo humbet dhe humbet shpejt.  Djemtë me humor janë më të mirët në afat të gjatë dhe prandaj ata janë më të pëlqyerit. Ata janë të vetmit që e bëjnë fazën e muajit të mjaltit të zgjasë më shumë sesa katër muajt e parë bashkë.  Nuk do kesh frikë asnjëherë mos bini në biseda të mërzitshme dhe nuk do kafshosh gjuhën kur të vijë një shprehje gallatë në mendje.

Ky djalë është i lumtur që keni të njëjtin pasion për të qeshur me jetën dhe do jetë pranë teje për të mbajtur anën në shaka. Ai do dijë si të bëjë për të qeshur. Ai është vendi i bukur ku mund të arratisesh gjatë ditëve kur nuk e kishe menduar. Kjo nuk zgjat vetëm gjatë ditës, gazi që ai sjell edhe në dhomën e gjumit është gjithashtu elektrizues. Ju keni qeshur më shumë sesa një herë gjatë aktit.

Djali që qesh është shumë më interesant dhe plot jetë, ai ka një histori për të treguar dhe shpesh, ajo nuk është qesharake.

Kjo nuk do të thotë që një djalë sexy nuk mund të jetë me humor, sigurisht që mund të jetë. Nëse i ke gjetur këto dy tipare te një djalë, mbaje atë përgjithmonë.

Por të mos ndahemi nga vija, djem me humor, ju jeni seksi. Dhe për shumë vajza, djali me humor, është më tërheqësi.

E qeshura është shumë ngjitëse gjithashtu. Kur dikush qesh ne I bashkohemi sepse nuk mund të ndalojmë. Është e vështirë ta mbash fytyrën serioze.

Ne gjithmonë ndjejmë një  ngacmim në stomak kur shoku ynë nuk merr dot frymë nga të qeshurit. Këta janë njerëzit që na pëlqejnë. Ky kombinim nuk mund të shtiret si disa gjëra të tjera. Dhuntia e tij për të qeshur me çdo gjë, duhet vlerësuar. Djali me humor ka shumë më tepër për të të ofruar sesa ajo që sheh me sy te ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button