Dita e dytë e javës së jetimit (FOTO)

Musafirët e nderit që gjallëruan Shkupin, dje vazhduan vizitën e tyre duke filluar me komunën e Çairit. Derisa fëmijëve iu prezantuan zyrët e administratës së komunës, krerët e organizatave ishin të pranuar nga vet kryetari i Komunës Izet Mexhiti. Vlen të përmendet edhe potencimi i karakterit Osman në trojet tona nga ana e kryetarit të komunës i cili nuk arriti që ti fhseh emocionet e tij në lidhje me këtë organizim. Pas takimit me krerët e organizatave, në sallën e konferencave të komunës kryetari gjithashtu mori fjalë para gjithë musafirëve dhe theksoi rëndsinë e ndihmës së shoqërisë ndaj jetimëve si dhe falënderoi OH “IHH” dhe OH “Kalliri i Mirësisë” për këtë kujdes që bëjnë në emër të gjithë dashamirëve. Ndërsa kryetari i OH Kalliri i Mirësisë gjithashtu falënderoi kryetarin Izet Mexhiti i cili më vonë në këtë takim shpërndau edhe dhurata për musafirët jetim.

IMG_2885 (Copy)

Në vazhdimin e udhëtimit të karvanit të jetimëve iu bashkangjitën edhe jetimët e Kosovës të kujdesur nga Human Appeal Internacional dhe gjithë së bashku viztuan Kanjonin e Matkës. Në ndërkohë është realizuar edhe shpërndarja e 400 pakove me veshje sportive, atlete dhe veshmbathje për jetimët e Shkupit. Për këto jetimë bashk me pakot e ndihmave ju është dorëzuar edhe nga një pako me mish kurbani. Shpërndarja e ndihmave në restorantin Avanti më vonë vazhdoi me darkë për musafirët dhe me një tribunë të organizuar nga OH Kalliri i Mirësisë Shkup në të cilën ishin prezent 250 dashamirë që kontribuan në këtë organizim si dhe musafirë të tjerë. “Pejgamberi a.s. ka thënë: Një shtëpi që ka jetim dhe personat e asaj shtëpie kujdesen mirë për at jetim ajo shtëpi do të ketë bereqet dhe begati derisa nëse nuk kujdesen për atë jetim atëher nuk do ketë bereqet në atë shtëpi. Kështu që ne do të mundohemi të jemi ata që kujdesen për jetimët bashkarisht me afaristët dhe dashamirët që ishin me ne në këtë organizim në mënyrë që edhe ne të begatohemi.” ishin fjalët e kryetarit të OH “Kalliri I Mirësisë” Rufat Sherifi. Gjithashtu fjala iu dha edhe musafirit nga OH IHH të Turqisë i cili mes tjerash tha se “Ne nuk e ndjejmë veten si të huaj. Kur shetitem nëpër Çarshi jemi ndjerë sikur të jemi në një qytet tonin dhe sikur të jemi në vendin tonë. Ne besojmë se këta kufij janë kufi artificiale sepse të gjithë ne jemi një popull dhe në shpritrat tona nuk kemi asnjë kufi mesvete.” -İSMAİL YEŞİLDAL.

IMG_2906 (Copy)

Në programin me aktivitete të shumta janë lexuar edhe disa fjali të Kur’an-it si dhe poezi nga ana e jetimëve gjë ka prekur në zemrat e gjithë të pranishmive derisa tribuna u mbajt nga hoxhë Sadush Tahiri dhe Prof.Dr. Qufli Osmani.

IMG_2984 (Copy)

Pa dyshim se simboli në këtë tubim ishte buzëqeshja e fëmijëve jetimë të cilët edhe pse nuk mund të gjejnë zëvendësimin e prindërve të tyre prap se prapë është vërrejtur gëzimi i faktit që ata akoma kanë dikë që kujdeset për ta.

IMG_3157 (Copy)

IMG_3388 (Copy)

Lajme të ngjashme

Back to top button