Zaev: Partitë shqiptare në Parlament janë të lidhura me Mijallkovin

Zoran Zaev një intervistë për portalin “Kapital” ka folurr edhe për rolin e partive shqiptare të cilat edhe njëherë i ka cilësuar si bashkëpunëtorë me Gruevskin dhe Mijallkovin.

“Fakt është që partitë politike shqiptare në parlament janë bashkëpunëtorë me Gruevskin dhe shohin se si janë të lidhura me Mijallkovin. Për këtë shkak nga partitë politike shqiptare nuk mund të presim asgjë që do të ishte kundër pushtetit. Por, megjithatë, kam shpresë se edhe këto parti, para se gjithash e duan Maqedoninë mbi të gjitha. Prandaj, ata në momentin e duhur duhet të ndërrmarrin hapa të duhur. Kështu, nëse për momentin nuk është zgjidhje dalja nga qeveria nga ana e BDI-së, nuk do të thotë që në të ardhmen kjo nuk do të jetë një zgjidhje për BDI-në. Unë e di se secili mban dikë me diçka, në njëfarë mënyre, me shantazhe apo diçka të ngjashme, por njëkohësisht, nga ajo që kam njohuri, e di që Ali Ahmeti nuk është i varur nga Gruevski dhe nuk ia ka frikën atij. Kështu që, edhe pse BDI si pjesë e pushtetit, kanë veprime kriminale, jo ligjore, të cilat do të publikohen, megjithatë, ata janë përfaqësues të shqiptarëve dhe gjithsesi kjo do të ketë ndikim në të ardhmen. Dhe ja si munden të ndihmojnë, me deklarata, me qëndrime. Ose, nëse nuk i bëjnë këto mund të shkatërrohen” ka thënë Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button