fbpx

Zaev: Pasojnë materiale të ndjeshme ndëretnike

ideri i LSDM-së, Zoran Zaev në tubimin e mbrëmshëm në Ohër para të pranishmëve ka thënë se as “Burimet e Biljanës” nuk do të mund t’i pastrojnë nga mëkatet pushtetatërët e kësaj qeverie.

Zaev tha se qeveria ka filluar të futet në skenarë të zi duke ua djegur veturat aktivistëve të LSDM-së. Ai porositi se kjo nuk është një betejë e opozitës për të ardhur në pushtet, por betejë e të gjithë popullit kundër disa ithtarëve dhe personave të pushtetit.

“Pasojnë materiale të ndjeshme si dëshmi për argumente. Prandaj i thërras edhe maqedonasit, edhe shqiptarët, turqit, romët, vllehët, boshnjakët e të gjithë bashkësitë tjera etnike se kur ta ndjeni atë që është e ndijshme në materiale edhe urrejtja do të punojë për ju, mos u ankoni ndaj bashkësisë tjetër etnike, mos i akuzoni ato dhe as anëtarët dhe mbështetësit e VMRO DPMNE-së, pasi që fajtorët janë disa individë nga pushteti”, tha Zaev.

11051737_10153331422202932_1717428711960465982_n

Lajme të ngjashme

Back to top button