Lëvizja BESA në Dollnen: Njëherë shteti duhet të normalizohet, kurse më pas do ta ‘Ridefinojmë’

Sonte Lëvizja BESA ka qëndruar në Zhitoshë të Dollnenit, ku e shpalosi platformën e saj politike “RIDEFINIMI”. Me këtë rast para të pranishmëve këtë platformë të Lëvizjes në detaje e sqaruan disa nga anëtarët të Këshillit Koordinues të Lëvizjes BESA.

Fillimisht e mori fjalën Koordinatori i Këshillit Komunal në Dollnen nga Lëvizja BESA, Agim Kera tha se të gjithë politikanët shqiptarë gjakpirës vendin stoik të Zhitoshit e anashkaluan këtë anë, ndërsa e kujtojnë vetëm për vota. Kurse, Besa sipas Kerës është e vetmja Lëvizja e cila gjatë gjithë kohës është me shqiptarët e Dollnenit në të mirë e në të keqe, dhe nëse BESA është në çaste të këqija, pse mos t’ia japim besimin tonë, pra votën tonë në zgjedhje?!

11104067_10206598314659398_1161325502_n

I pari të pranishmëve iu drejtua Zeqirija Ibrahimi, i cili foli për vetë nocionin e ridefinimit në aspektin gjuhësorë, duke shpjeguar se pse është kaq shumë i rëndësishëm definicioni si koncept, e në këtë rast edhe definimi i shtetit të Maqedonisë. “Pse duhet të bëhet “Ridefinimi?! Maqedonasit e konsiderojnë Maqedoninë dhe e konceptojnë vetëm si të tyren, dhe e kanë përjashtuar elementin shqiptar në Maqedoni, me ç’rast shqiptarët e kanë pësuar më së shumti në këtë situatë. Maqedoni nuk mund të vazhdojë të jetë shtet nëse nuk e bën një “Ridefinim” të saktë të asaj se si duhet të jetë tash e tutje më Maqedonia”, – theksoi Ibrahimi.

Më tutje fjalën e mori Afrim Gashit i cili edhe një herë e përsëriti ofertën e BESËS për zgjidhjen dhe daljen nga ky qorrsokak politik në të cilën është futur politikisht Maqedonia. Ai gjithashtu foli për masat afat shkurte dhe masat afatgjatë, që BESA me Platformën “Ridefinimi” ka ofruar me qëllim për të dalë nga kjo krizë e thellë. Gashi po ashtu theksoi se: “Siç e pamë, Prokuroria është tërësisht në funksion të një grupi të caktuar politik, ndërkaq lajmet në mediet kryesore në vend gjithnjë kanë qenë të diktuara nga politikanët. Sistemi i demokracisë parlamentare ka rënë tërësisht, kjo shihet se sa jo funksional është Parlamenti, por ne nuk jemi këtu vetëm të konstatojmë, por duhet të japim edhe zgjidhje, e këtë zgjidhje e kemi parashikuar ne si Lëvizje te Platforma “Ridefinimi”. Mund të themi se janë dy mekanizma si mund të dilet nga kjo krizë: Hapi i parë është që shteti të kthehet në një situatë normale, kurse hapi i dytë është Ridefinimi i shtetit”, – theksoi Gashi.

Ndërsa për fund Gashi tha: “Për të dalë nga kjo krizë njëherë e përgjithmonë ky shtet duhet të Ridefinohet, ku duhet të behët: Ridefinimi i shtetit me marrëveshje mes shqiptarëve dhe maqedonasve; Ridefinim i emrit të shtetit në pajtueshmëri me shqiptarët;Ridefinimi i simboleve shtetërore ku do të theksohen edhe simbolet tona kombëtarë shqiptarë; Ridefinimi i buxhetit të barabartë”, përfundoi Gashi.

Në fund të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami që tha se BESA çdoherë është e pranishme në Komunën e Dollnenit. “Komuna e Dollnenit, do ta kisha quajt një Maqedoni të vogël. Prandaj, më duhet të them se me Platformën ‘Ridefinimi” fillimisht do të relaksohen marrëdhëniet në Dollnen mes komuniteteve, pasi ndër pikat kryesore i kemi edhe zhvillimet ekonomike. Ne kemi bashkëpunuar me të gjithë ekonomistët më të mirë për të hartuar platformën ekonomike të Lëvizjes sonë. Kjo ofertë politike dhe ekonomike nënkupton një shtet të zhvilluar, e cila çon drejt një mirëqenie sociale të çdo qytetari. Maqedonia ka mbi 100 milion euro subvencione për bujqësinë, kurse asnjë para prej këtyre nuk ka ardhur në Komunën e Dollnenit.

Ai bëri shpjegime të hollësishme dhe dha plot detaje në terma ekonomike se çfarë do të ofrojë BESA që të zhvillohet biznesi shqiptar, që të zhvillohen rajonet shqiptare, por edhe në përgjithësi shteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button