Lamborghini prej ari që kushton 7.5 milionë dollarë

Vetura italiane Lamborghini Aventador i punuar nga ari, pritet të dal në ankand me çmimin fillestar prej 7.5 milionë dollarë.

Kjo nuk është hera e parë që kemi parë një Aventador të arit, por tani ky model pritet të ndërtohet enkas për një qëllim e ai është shitja në ankand me çmim prej 7.5 milionë dollarë, 650.000 prej të cilave do të dhurohen për bamirësi.

Prodhuesit e kësaj veture thonë se të gjitha metalet e çmuara dhe diamantet kapin shumën në total prej 2.64 milionë dollarë. Në të do të shkrihen më shumë se 500 kilogram të arit që janë të shndërruara në shufra, dhe 25 kilogram të metaleve tjera të çmuara.

Modeli që këto ditë është prezantuar në disa video gjatë një prezantimi në Dubai nuk është ndonjë origjinali, pasi ai është një prototip i punuar me materiale jo edhe aq të shtrenjta.

Arsyeja pse kjo veturë nuk është ndërtuar deri më tani është, që ti lejoj blerësit të zgjedh atë se çfarë dëshiron të ketë brenda kabinës.

Lajme të ngjashme

Back to top button