Komuna e Strugës filloi me projekte për rregullimin e rrugëve

Sot filluan punimet parapërgatitore sa i përket projekteve në qytetin e Strugës,  përkatësisht me Rrethrrotullimin te udhëkryqi Strugë-Qafëthanë – Strugë- Dibër si dhe me punimet me shëtitoren përbri rrjedhës së Drinit të Zi në anën lindore të saj.

Tek rrethllotullimi , vetëm pak ditë më parë u hoqën lulet nga ana e NPK ‘’Komunalja’’, ndërsa sot u vënduan shenjat e përkohshme të komunikacionit, për mbarëvajtje të trafikut përgjatë kohës së punimeve.

rrethi12

Siç e dhe kemi theksuat, megjithëse jo në kopetencë të Komunës së Strugës , ky është një projekt , tashmë në realizim e sipër, që gjithashtu përbën edhe një tjetër premtim të përmbajtur nga ana e Kryetarit të Komunës së Strugës , Ziadin Sela.  Të gjitha punimet do të mbulohen nga buxheti i Komunës së Strugës, për të cilin janë parashikuar rreth 14.000 000 denarë.

Sa i përket shëtitores, për  realizimin e rikonstruktimit të saj me pllaka të reja si dhe punime të tjera , janë parashikuar rreth 14. 500 000 denarë.

rrethi13

Janë këto disa nga projektet për qytetin e Strugës, të cilat janë parashikuar të përfundojnë në kohë të përshtatshme , që nuk do të përbëjë problem për sezonin veror turistik.

Lajme të ngjashme

Back to top button