iOS 9 dhe versioni i ri i OS X zbulohen më 8 qershor

A do ta prezantojë Apple versionin e ri të Mac OS XI gjatë verës së këtij viti, përkatësisht konferencës WWDC?

Apple ka paralajmëruar se konferenca e saj vjetore për zhvilluesit (WWDC) do të fillojë më 8 qershor, kur iOS 9 dhe versioni i ardhshëm i Mac OS do të zbulohen.

Ngjarja pesë-ditore do të zhvillohet në San Francisko dhe dhe në të pritet që Apple të zbulojë planet e saj për sistemet operative të gjeneratës së ardhshme.

“Ne kemi teknologji të reja dhe të pabesueshme për iOS dhe OS X për t’i ndarë me zhvilluesit në WWDC dhe me botën, dhe nuk mund të presim për ta parë gjeneratën e ardhshme të aplikacioneve që do të krijohen në këto platforma,” tha zëvendës presidenti i Apple për marketingun, Phil Schiller.

Raportet sugjerojnë se iOS 9 do të jetë një platformë e re dhe elegrante në dizajn por edhe në funksionalitet, e cila do të synojë ti përmirësojë gabimet dhe dobësitë e versioneve të mëparshme, si dhe ta kodin e sistemit operativ i cili ka qenë i rinovuar ndjeshëm me iOS 7 dhe iOS 8.

Ndër të tjera Apple pritet edhe që ta zbulojë gjerësisht planin e saj për Beats Music, aplikacionin e saj për streaming, të cilën e ka përvetësuar më herët nga Dr Dre për 3 miliard dollarë. Shumë prej njerëzve të afërt me çështjen kanë parashikuar se Apple do të lëshoj një “vrasës të Spotify”. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button