Shpërthen makina në Tiranë, filmi vë në alarm banorët (Video)

Xhirimet e filmave aksion në Rrugët e Tiranës janë duke u kthyer në trend. Pas disa të shtënave me armë zjarri përpallë RTSH-së që alarmuan qytetarët dhe aksidentit rrugor te sheshi Avni Rustemi një tjetër skenë filmi ka frikësuar banorët e Tiranës.

Ka qenë pikërisht skena e shpërthimit të një automjet në sheshin “Nënë Tereza” ajo që ka alarmuar qytetarët duke iu rikthyer në kujtesë shpërthimet me tritol dhe alarmet për bomba që kohët e fundit dukej se i kishin harruar.

Pamjet e shpërthimit të improvizuar të makinës janë pjesë e xhirimit të filmit gjerman “Alarm für Cobra 11”./Shqiptarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button