Stresi i njërit partner ndikon në shëndetin e partnerit tjetër

Një grua e lumtur, një jetë e lumtur. Një studim i ri thotë se meshkujt, gratë e të cilëve janë të stresuara, ka më shumë gjasa të vuajnë nga presioni i lartë në gjak, në krahasim me ata që kanë gra të relaksuara. Nga ana tjetër, zemra e gruas nuk duket se ndikohet nga niveli i stresit të burrave të tyre.

Nuk është bezdisja që gratë u shkaktojnë burrave të tyre, që sjell si pasojë rritjen e tensionit. Hulumtuesit e Universitetit të Miçigan pas studimit arritën në përfundimin se tensioni i rritur i burrave kishte të bënte më shumë me faktin që këta të fundit kërkonin aq shumë mbështetje nga bashkëshortet e tyre sa kur ato nuk kishin mundësi t’i ndihmonin, zemra e tyre pësonte një ‘goditje’.

Pas vëzhgimit të pyetësorëve dhe raporteve mjekësore të bërë tek 1,326 çifte të martuar ose që bashkëjetojnë, doli se meshkujt kishin tension më të lartë se femrat, ndërsa femrat kishin nivel më të lartë stresi se meshkujt. Dhe ekzistonte një marrëdhënie domethënëse ndërmjet raporteve të nivelit të stresit te gratë dhe tensionit tek meshkujt.

Nëse bashkëshortja është e stresuar, ajo nuk është në formën e saj të zakonshme. Dhe nëse ajo nuk është në formën e saj të zakonshme, atëherë kjo ndikon në shëndetin e bashkëshortit të saj, duke e tensionuar atë. Sidomos në rastet kur gruaja nuk preokupohet që të flasë për ndjenjat e saj./ Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button