Ja pasaportat më të fuqishme në botë

Kërkesat për viza janë një tregues i qartë për marrëdhëniet midis shteteve. Shumë vende i kërkojnë të huajve të marrin një vizë përpara se të futen në kufijtë e tyre, por kërkesat ndryshojnë nga një vend në tjetrin.

Vendet që janë aleate shpesh i ofrojnë qytetarëve të njëri-tjetrit një vizë të shpejtë. Ndërsa për vendet që nuk janë dhe aq miqësore, një visitor duhet të japër informacione për hyrjen dhe daljen nga vende, një letër ftese, një listë të klubeve ku ka shpenzuar kohën gjatë shkollës së mesme, si dhe një tarifë të majme.

Firma Arton Capital krijoi një indeks pasaportash që lejon të shikoni klasifikimet e pasaportave nëpër botë. Klasifikimi është bërë në bazë të numrit të vendeve që lejohen të vizitohen nga një vend me ose pa vizë.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe vijnë në vend të parë, duke lënë akses në 147 vende pa një vizë të avancuar. Franca, Korea e Jugut dhe Gjermania në vend të dytë me 145 vende, të ndjekura nga Italia dhe Sueida në vend të tretë. Danimarka, Singapori, Finlanda, Japonia, Luksemburgu dhe Hollanda në vend të 4-t, Zvicra në vend të pestë.

Vendet me ekonomi të avancuar dominojnë në krye të listës. Hong Kongu vjen i 11-i në listë, ndërsa Argjentina dhe Izraeli në vend të 16. Federata ruse në vend të 35 kur Kina rankohet e 45-ta.

Pasaportat më të padëshiruara sipas renditjes janë nga Ishujt Solomon, Myanman, Sudan i Jugut dhe Territoret Palestineze. Ato vijnë në vend të 80 me akses në vetëm 20 vende.

Kryesisht pasaportat janë të ndara në ngjyra (të kuqe, blu, jeshile dhe të zeza) por ngjyra nuk ka ndonjë qëllim të caktuar.

Sigurisht që Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e kësaj liste. Shqipëria ndodhet në mes të klasifikimit në vendin e 41 me akses në 91 vende. Ndërsa Kosova klasifikohet në vendin e 77 me akses në 41 vende, së bashku me Jemenin, Rep. Domenikane dhe Rep. e Afrikës Qëndrore.

SHQIPERIA

kosovo

Disa nga vendet e tjera të rajonit janë Serbia (vendi 31, 104 shtete), Maqedonia (vendi 33, 101 shtete), Greqia (vendi 7, 140 shtete), Mali i Zi (vendi 35, 98 shtete)./ Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button