Kajsia, e mirë për gjakun dhe migrenën

Frutat e kajsisë janë të këndshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato kanë vlera të mira ushqyese, si: vitaminë A, B1, B2,PP,C, acide organike, pektinë, albumina, sheqerna rreth 14%, etj.

Përveçse një frut i shijshëm, ajo gjen përdorim të gjerë edhe si një bimë mjekësore me frutin, gjethet dhe degët e saj. Kajsia mund të përdoret e freskët ose e thatë, e përpunuar në trajtë reçeli, kompostoje dhe lëngu të këndshëm.

Fruti i freskët i kajsisë ndihmon në prodhimin e gjakut, si dhe është gjithashtu shumë i mirë edhe për qetësimin e muskujve të tendosur dhe bën mirë për zërin e ngjirur.

Frutat e thata kanë rreth 60% sheqer, kurse thelpinjtë e tyre janë të pasur me albumina deri në 28%, vajra deri në 55%,etj, edhe përdoren me efekt kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim, ato piqen dhe konsumohen me mjaltë, për t’u tretur më mirë.

Fruti i kajsisë, në përdorimin natyral, kuron:

a) Dhembjet në gjoks

b) Aneminë

c) Sëmundjet kanceroze

d) Migrenën dhe epilepsinë

e) Sëmundjet e mëlçisë

Lajme të ngjashme

Back to top button