Durrës, aksidentohet makina e eskortës së Presidentit Nishani

Eskorta e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, është aksidentuar mëngjesin e sotme në Durrës.

Polica bën të ditur se makina e parë e eskortës së Presidentit Nishani është përplasur me një makinë tjetër. Nga përplasja është plagosur shoferi i makinës me inicialet S.V, raporton Shekulli.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e plazhit, sapo eskorta ka dalë nga vila presidenciale në Durrës, për t’u nisur drejt Tiranës.

Makina u godit në pjesën e pasme nga një Benz me targa gjermane, i drejtuar nga shtetasi Shpëtim Skuma dhe u dëmtua në krahun e shoferit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button