Protesta e punëtorëve të kulturës: “ Ne vlerësohemi nga publiku”

Qindra artist dhe punëtorë të kulturës, sot kanë protestuar para ministrisë së kulturës nën moton “Kultura nuk është burokrati”. Ata potencojnë se  protestën nuk e kanë anuluar edhe pse patën bisedë të gjatë me kompetentët në Ministrinë e Kulturës ku u është premtuar se do të pranohen vërejtjet e tyre për Ligjin e ri për kulturën.

“Ne jemi artistë dhe nuk jemi punëtorë administrative. Ne nuk jemi burokrati që Ligji i njëjtë të vlejë edhe për ne. Na imponojnë pikë dhe notime. Neve ka kush të na vlerësojë , këtu është publiku. Ne luftojmë çdoherë për zgjidhjet ligjore për të cilët aspak nuk pyetemi”, tha Ratko Ilievski kryetar I Sindikatës për kulturë.

Lajme të ngjashme

Back to top button