Turqit nuk premtojnë ndonjë investim ekonomik në Maqedoni

Maqedoni dhe Turqia në të ardhmen do te duhet të balansojnë shkëmbimin tregtar. Maqedonia realizon eksport prej diku 80 milion dollar me Turqinë, kurse importi arrin vlerën prej diku 320 milion dollar.

Këtë e deklaroi kryetari i Lidhjeve të odave ekonomike të Maqedonisë, Mitko Aleksov në një forum të përbashkët Maqedono–turk. 

Nga ana tjetër, investitorët turq po analizojnë terrenin për investime në Maqedoni, por pa projekte konkrete . Sipas tyre, trendi negativ i investimeve ka përfshi edhe Turqinë duke shpresuar se kjo periudhë shume shpejt do të tejkalohet . 

Turqia në kontinuitet është një ndër 10 partnerët tregtare të Maqedonisë por për çdo vit deficiti tregtar është në palën e Maqedonisë. 

Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë konsideron se kjo duhet të ndryshoj me një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë edhe atë si potencial shihen fusha e turizmit, bujqësisë, sektori i ndërtimtarisë sektori i blegtorisë si dhe fusha e farmacisë . Kjo është vlerësuar në një forum të përbashkët ndërmjet afaristeve maqedonas dhe turq nga Rajoni i Bergamit të Turqisë. 

‘Vit pas viti numrat sillen 400 e 20 milionë dollar, importi Maqedonisë me Turqinë është diku 320 milion dollar, kurse eksporti është 80 milion dollar në nivel vjetor. Deficiti tregtar është në anën tonë , është diçka që ne duhet të balansojmë dhe të përpiqemi për marrëdhënie më të balansuara ne mes eksportit dhe importit me Turqinë’ thekson kryetari i Lidhjes së Odave ekonomike të Maqedonisë Mitko Aleksov. 
Nga ana tjetër, turqit nuk paralajmërojnë ndonjë investim konkret në të ardhme të afërt. 

Sipas tyre, investimet në Turqi dhe në vendet e zhvilluara po shënojnë rënie. Por, ata shpresojnë se kjo periudhë do t ë tejkalohet ‘Para se të bëhet fjalë për investimet nga Turqia duhet të shihet gjendja e përgjithshme ekonomike botërore. Sipas sqarimeve më të reja nga Banka qendrore amerikane procesi i investimeve tash zhvillohet në botë negativisht dhe gjithsesi kjo ndikoi negativisht edhe për Turqinë dhe për vendet në zhvillim, por vlerësimet tona janë se kjo do të zgjasë shume shkurtë’ tha Fikret Yrper kryetar i Odës ekonomike të Bergamit nga Turqia, për të shtuar se mundësit për investime në Maqedoni janë shumë të volitshme por parase gjithash afaristët janë të interesuar për treg adekuat të investimeve të tyre./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button