G-6 si SFRJ: Do të formohet asamble Parlamentare e Ballkanit perëndimor?

Pritet që në fund të muajit, udhëheqësit e Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të diskutojnë për formimin e Asamblesë Parlamentare të Ballkanit Perëndimor, raporton Radio “Evropa e Lirë”.

Iniciativa për formimin e Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor (G6) e cila nënkupton bashkëpunim institucional ndërmjet Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë dhe Serbisë në kontekst të integrimeve evropiane, tani për tani ka tërhequr vëmendjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, edhe pse ata shtete tashmë janë anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Nisma u lansua nga Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Luksiç, a vendeve përkatëse u është dërguar një i ashtuquajtur “nonpejper” dokument mbi të cilin do të bazohet themelimi i “gjashtëses ballkanike”, ose shkurt – G6.

Portali serb Vesti.net shkruan se perëndimi ka në plan formimin e mini Jugosllavisë që ta përjashtojë Rusinë nga rajoni. Sipas disa medieve qysh para tre vitesh është përmendur bashkimi i Ballkanit, duke filluar nga integrimi ekonomik.

Lajme të ngjashme

Back to top button