Filluan punimet për rekonstruimin e stadiumit të qytetit në Tetovë

Pas shumë pritjeve nga opinioni sportiv dhe futbolldashës tetovar, komuna e Tetovës sot edhe zyrtarisht filloi punimet për rekonstruimin e stadiumit të qytetit të Tetovës.

Fillimisht punimet startuan në terrenin e stadiumit dhe paralelisht me këtë në rrjedhë është studimi i fizibilitetit nga ku do të shqyrtohet mundësia e partneritetit privato-publik për rekonstruim. Pas terrenit rekonstruimi do të vazhdojë me përforcimin e tribunave respektivisht mbulimin e tribunës lindore, ndriçimin e stadiumit, rekonstruimin e zhveshtoreve komfor standarteve të UEFA-s, në mënyrë që Tetovës t’i ofrohet një stadium i denjë dhe adekuat për ndeshje vendore dhe për ato me karakter ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button