“Bomba” e 21: Parcelat në shënjestër, Protogjer dhe Llatas fabrikojnë skandale

Kryetari i Komitetit komunal i LSDM-së në Ohër, Tomisllav Tuntev, në konferencë për shtyp në Ohër gjatë prezantimit të “bombës” së 21, ka publikuar dëshmitë pr keqpërdorimin e mediumeve për parcelat në Ohër, për fabrikimin e skandaleve para zgjedhjeve lokale.

Në bisedën mes Martin Protogjerin dhe Dragan Pavlloviq Llatasit, shihet se si pushteti tallet me fatet e njerëzve. Ata bisedojnë sit ë nënçmohen njerëzit në lajme. Montohet skandali me drejtorin e shkollës fillore vetëm pse ashtë nga radhët e LSDM-së.

Protogjer i kërkon Llatasit që të publikojë në lajme se si drejtori i shkollë së mesme pinë shampanjë me nxënëset. Ai kërkon që kronika të bëhet në atë mënyrë që të zgjojë revoltën e prindërve të nxënësve.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button