Rusia reagon mbi deklaratën e Ramës

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar zyrtarisht ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Ministria ruse e konsideroi si mjaft të dëmshme për stabilitetin e rajonit, atë që e cilësoi si “retorikë panshqiptare”.

“Moska i ka kushtuar shumë rëndësi deklaratës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, bërë më 4 prill, ku thotë se Shqipëria mund të bashkohet me Kosovën edhe sipas modelit klasik, duke ndryshuar kufijtë nëse Kosovës nuk i përshpejtohet anëtarësimi në BE”, shkruan deklarata e ministrisë ruse.

“Ne nuk i dimë qëllimet e kësaj deklarate, por sigurojmë se retorika panshqiptare nuk kontribuon aspak në përmirësimin e klimës dhe stabilitetit në Ballkan, të cilat janë mjaft të rëndësishme, si për Rusinë ashtu edhe për BE-në”, shkruhet më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Lajme të ngjashme

Back to top button